Header background image Second header background image Background image

Priceless Global Privacy Notice

Data e hyrjes në fuqi: 14 prill 2025

 

Mastercard International Inc., Mastercard Europe SA e filialet e tyre dhe entitete të tjera brenda Grupit të kompanive Mastercard (së bashku, „Mastercard“, „ne“, „neve“ ose „jonë“) respektojnë privatësinë tuaj.

 

Ky Njoftim Global i Privatësisë të Priceless („Njoftimi i Privatësisë“) zbatohet për përpunimin tonë të Informacionit Personal në kontekstin e zgjidhjeve të Priceless për të cilat veprojmë si kontrollues i të dhënave („Shërbime të Priceless“). Zgjidhjet tona të Priceless u japin mbajtësve të kualifikuar të kartave mundësinë për të aksesuar përvojat, për të hyrë në shortet e shpërblimeve dhe për të përfituar nga ofertat e tjera promocionale dhe përmbajtjet përkatëse (së bashku „Oferta“). Ato përfshijnë faqen tonë të internetit B2C Priceless (https://www.priceless.com/) dhe zgjidhjet tona B2B Priceless. 

 

Ju lutemi vini re se kur përpunojmë Informacionin Personal në emër dhe nën udhëzimet e klientëve tanë të biznesit në kontekstin e disa prej zgjidhjeve tona B2B Priceless, veprojmë si përpunues të dhënash dhe përpunimi i të Informacionit tuaj Personal në këto kontekste nuk rregullohet nga ky Njoftim i Privatësisë. Në mënyrë të ngjashme, kur një tregtar përpunon Informacionin tuaj Personal për t'ju ofruar një Ofertë specifike, ata janë kontrolluesit e të dhënave për përpunimin prej tyre të Informacionit tuaj Personal. Ju lutemi referojuni politikave të tyre përkatëse të privatësisë për më shumë informacion në lidhje me përpunimin e Informacionit tuaj Personal në këto kontekste.

 

Ky Njoftim i Privatësisë përshkruan llojet e Informacionit Personal që përpunojmë në kontekstin e Shërbimeve të Priceless, qëllimet për të cilat mbledhim atë Informacion Personal, palëve të tjera të cilave mund t’ia japim, duke përfshirë tregtarët që ofrojnë Oferta dhe masat që marrim për të mbrojtur sigurinë e Informacionit Personal. Kjo gjithashtu ju tregon për të drejtat dhe zgjedhjet tuaja në lidhje me Informacionin tuaj Personal dhe se si mund të na kontaktoni për të përditësuar informacionin tuaj të kontaktit ose për t'iu përgjigjur pyetjeve që mund të keni në lidhje me praktikat tona të privatësisë.

 

Fëmijët dhe të miturit (nën 18 vjeç) nuk kanë të drejtë të përdorin Shërbimet e Priceless. Për më shumë informacion rreth praktikave të privatësisë së Mastercard në kontekste të tjera, ju lutemi vizitoni Njoftimin Global të Privatësisë të Mastercard në https://www.mastercard.us/en-us/about-mastercard/what-we-do/privacy.html ose njoftime të tjera të zbatueshme për privatësinë. 

 

Praktikat tona të privatësisë mund të ndryshojnë midis vendeve në të cilat funksionojmë për të pasqyruar praktikat vendore dhe kërkesat ligjore. Nëse jeni banor në Zonën Ekonomike Evropiane, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Turqi ose Izrael, ky Njoftim i Privatësisë ju jepet nga Mastercard Europe SA, që vepron si kontrollues i të dhënave për përpunimin e Informacionit tuaj Personal në kontekstin e shërbimeve të kontrolluesit. Nëse banoni në Shtetet e Bashkuara, “Seksioni 11. Shtojca e Privatësisë së SH.B.A.-së” plotëson informacionin e përmbajtur në këtë Njoftim të Privatësisë për shtete të caktuara siç tregohet në atë Seksion.



„Informacion Personal“ nënkupton çdo informacion në lidhje me një individ të identifikuar ose të identifikueshëm. Mund të mbledhim kategoritë e mëposhtme të Informacionit Personal:
 

  • Informacioni i ofruar nga ju, si informacioni i regjistrimit, detajet e kontaktit, informacioni i pagesës (numri i kartës suaj të kredisë ose debisë) dhe çdo përmbajtje ose informacion tjetër që ofroni në lidhje me Shërbimet e Priceless™.
  • Informacioni i dhënë nga palët e treta. Për shembull, një përdorues tjetër i Shërbimeve të priceless™ mund të na japë informacionin e kontaktit të një marrësi dhurate.
  • Informacioni që marrim nga përdorimi juaj i Shërbimeve të priceless™, të tilla si informacioni i mbledhur nëpërmjet cookies dhe teknologjive të tjera të ngjashme.

Mund t’a Përdorim Informacionin Tuaj Personal për:
 

  • Zhvillimin, organizimin, përmirësimin dhe mirëmbajtjen e Shërbimeve të priceless™.
  • Përcaktimin e përshtatshmërinë tuaj për t'u regjistruar me Shërbimet e priceless™. 
  • Krijimin dhe menaxhimin e llogarisë tuaj të priceless™.
  • Komunikimin me ju në lidhje me Shërbimet e Priceless™.
  • Mbrojtjen nga mashtrimi dhe dhënien e parrezikshmërisë dhe sigurisë.
  • Dërgimin e komunikimeve të marketingut.
  • Ofriin e shërbimeve, përmbajtjes dhe rekomandime të personalizuara.
  • Përpunimin dhe përmbushjen e blerjeve të bëra në kontekstin e Shërbimeve të priceless™. 
  • Funksionimin, vlerësimin dhe përmirësimin e biznesit tonë, duke përfshirë anonimizimin e të dhënave dhe grumbullimin e të dhënave për të përgatitur njohuri dhe analiza të biznesit. 
  • T’u shërbyer qëllimeve të tjera për të cilat japim njoftim specifik në kohën e mbledhjes dhe siç autorizohet ose kërkohet përndryshe nga ligji.
  • Zbatojmë Kushtet e Përdorimit tona dhe veprojmë në përputhje me detyrimet tona ligjore.

 
Aty ku kërkohet sipas ligjit në fuqi, do të përdorim Informacionin tuaj Personal vetëm me pëlqimin tuaj; sipas nevojës për t'ju ofruar produkte dhe shërbime; për të përmbushur një detyrim ligjor; ose kur ekziston një interes legjitim dhe mbizotërues që kërkon përdorimin.


Mund t’ia japim Informacionin tuaj Personal:
 

  • Selisë qendrore të Mastercard në SH.B.A., filialeve tona dhe subjekteve të tjera brenda grupit të kompanive të Mastercard.
  • Institucioneve financiare dhe subjekteve të tjera që lëshojnë karta pagese ose tregtarë për të përpunuar veprimet e pagesave dhe kryerjen e aktiviteteve të tjera që ju kërkoni.
  • Ofruesve të shërbimeve që veprojnë në emrin tonë.
  • Pjesëmarrësve të tjerë në ekosistemin e pagesave, duke përfshirë institucionet financiare dhe tregtarët. 
  • Palëve të treta, veçoritë e të cilave i përdorni në lidhje me produktet dhe shërbimet tona ose me pëlqimin tuaj.
  • Palëve të treta për qëllime të monitorimit dhe parandalimit të mashtrimit, ose qëllime të tjera të kërkuara me ligj. 
  • Siç kërkohet nga ligji ose procesi ligjor në fuqi, ose për t'iu përgjigjur kërkesave nga organet e zbatimit të ligjit ose agjencitë qeveritare. 
  • Subjekteve të tjera siç kërkohet sipas ligjit në fuqi ose në rast të shitjes ose transferimit të biznesit ose pasurive tona.
     

Në varësi të vendit tuaj, mund të keni disa të drejta në lidhje me Informacionin Personal që mbajmë për ju dhe zgjedhjet në lidhje me Informacionin Personal që mbledhim nga ju, si i përdorim dhe si komunikojmë me ju. Mund të zgjidhni:
 

  • Të mos i jepni Informacion Personal Mastercard duke u përmbajtur nga kryerja e veprimeve të pagesave ose nga dërgimi i Informacionit Personal drejtpërdrejt tek ne. 
  • Të largoheni nga disa mbledhje ose përdorime të Informacionit tuaj Personal, duke përfshirë përdorimin e cookies dhe teknologjive të ngjashme, përdorimin e Informacionit tuaj Personal për qëllime marketingu dhe anonimizimin e Informacionit tuaj Personal për analizat e të dhënave.
  • Të aksesoni Informacionin tuaj Personal, t’a korrigjoni, t’a kufizoni ose të kundërshtoni përpunimin e tij ose të kërkoni fshirjen ose anonimizimin e tij.
  • Të merrni Informacionin Personal që na keni dhënë për t'ia transmetuar një kompanie tjetër. 
  • Të tërhiqni çdo pëlqim të dhënë. 
  • Aty ku është e mundur, të bëni një ankesë pranë autoritetit tuaj mbikëqyrës.

 
Mund të ushtroni të drejtat tuaja në portalin „Qendra e të Dhënave të Mia“ e Mastercard. Gjithashtu mund të paraqisni një kërkesë siç përshkruhet në Seksionin „Si të Na Kontaktoni“ më poshtë.


Mastercard është një biznes global. Mund t'a transferojmë Informacionin tuaj Personal në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të cilat mund të mos kenë të njëjtat ligje për mbrojtjen e të dhënave si vendi në të cilin keni dhënë fillimisht informacionin, por do ta mbrojmë Informacionin tuaj Personal në përputhje me këtë Njoftim të Privatësisë ose siç ju tregohet përndryshe. 
 
Nëse ndodheni në ZEE, do të përpunojmë Informacionin tuaj Personal në përputhje me Rregullat Detyruese të Korporatës dhe mekanizmat e tjera tona të transferimit të të dhënave.


Siguria e Informacionit tuaj Personale është e rëndësishme për Mastercard. Jemi të përkushtuar të mbrojmë informacionin që mbledhim. Kemi masa mbrojtëse të arsyeshme administrative, teknike dhe fizike të krijuara për të mbrojtur Informacionin Personal që jepni ose mbledhim kundër shkatërrimit, humbjes, ndryshimit, aksesit, dhënies ose përdorimit aksidental, të paligjshëm ose të pa-autorizuar. 


Faqet tona të internetit mund të ofrojnë lidhje me faqet e tjera të internetit për lehtësinë dhe informacionin tuaj. Faqja jonë e internetit mund të përmbajë gjithashtu disa veçori për të cilat jemi partnerë me subjekte të tjera. Këto subjekte mund të mësojnë për vizitën tuaj, pavarësisht nëse i përdorni këto veçori. Këto faqe interneti dhe veçori, të cilat mund të përfshijnë faqe të rrjeteve sociale dhe vegla të vendndodhjes gjeografike, funksionojnë në mënyrë të pavarur nga Mastercard dhe identifikohen qartë si të tilla. Në masën që çdo faqe interneti ose veçori e lidhur që vizitoni ose përdorni nuk zotërohet ose kontrollohet nga Mastercard, ju sugjerojmë të shqyrtoni praktikat e privatësisë së faqeve të internetit.


Shërbimet Priceless nuk u drejtohen ose nuk synohen për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Megjithatë, Mastercard mund të përpunojë Informacionin Personal për fëmijët nën 16 vjeç me pëlqimin e prindit ose kujdestarit ose bazuar në një bazë tjetër ligjore në përputhje me ligjin në fuqi. Nëse mëson se Mastercard po përpunon Informacionin Personal të fëmijëve në kundërshtim me këtë Njoftim të Privatësisë, atëherë mund të na lajmëroni tek privacyanddataprotection@mastercard.com


Ky Njoftim i Privatësisë mund të përditësohet periodikisht për të pasqyruar ndryshimet në praktikat tona të Informacionit Personal. Do të postojmë një njoftim të dukshëm në faqet e internetit përkatëse për t'ju njoftuar për çdo ndryshim të rëndësishëm ose të konsiderueshëm në Njoftimin tonë të Privatësisë përpara se të hyjnë në fuqi dhe të tregojmë në krye të Njoftimit të Privatësisë se kur është përditësuar më së fundi. Nëse përditësojmë Njoftimin tonë të Privatësisë, në rrethana të caktuara, mund të kërkojmë pëlqimin tuaj.


Mund të na dërgoni e-mail tek privacyanddataprotection@mastercard.com. Nëse ndodheni në ZEE ose Zvicër, mund të paraqisni kërkesën tuaj për të ushtruar të drejtat tuaja për Informacionin tuaj Personal në portalin „Qendra e të Dhënave të Mia" e Mastercard.
 
Mastercard International Inc. është subjekti përgjegjës për përpunimin e Informacionit tuaj Personal; megjithatë, nëse ndodheni në ZEE ose Zvicër, Mastercard Europe SA është subjekti përgjegjës për përpunimin e Informacionit tuaj Personal.
 
Nëse ndodheni jashtë ZEE-së ose Zvicrës dhe keni pyetje, komente ose ankesa në lidhje me këtë Njoftim të Privatësisë ose praktikat tona të privatësisë, ose nëse dëshironi të ushtroni të drejtat dhe zgjedhjet tuaja, ju lutemi na dërgoni email tek privacyanddataprotection@mastercard.com, ose na shkruani tek:
 
Global Privacy Officer
Mastercard International Incorporated
2000 Purchase Street
Purchase, New York 10577
USA
 
Nëse ndodheni në ZEE ose Zvicër, mund të paraqisni kërkesën tuaj për të ushtruar të drejtat tuaja për Informacionin tuaj Personal në portalin „Qendra e të Dhënave të Mia të Mastërcard që nga 25 maj 2018, ose na dërgoni e-mail tek: privacyanddataprotection@mastercard.com; ose na shkruani tek:
 
Data Protection Officer
Mastercard Europe SA
Chaussée de Tervuren 198A
B-1410 Waterloo
Belgium